“Berisha bashkëpunëtor kryesor i Ramës”/ U përjashtua nga gara për kryetar, flet Balliu: U njoftova me një telefonatë

“Berisha bashkëpunëtor kryesor i Ramës”/ U përjashtua nga gara për kryetar, flet Balliu: U njoftova me një telefonatë

Në një intervistë televizive, Alesia Balliu, foli për zhvillimet e fundit politike, dhe përjashtimin nga gara për kryetar të PD. Gjatë intervistës në studio, ajo theksoi se u përjashtua me një telefonatë edhe pse shtoi se përjashtimin e konsideron nul. Më tej nënvizoi se kreu i PD Sali Berisha po mban peng partinë për interesin e tij personal. Sa i përket kandidaturës së Ervin Salianji, tha se vlerëson si figurë sepse ka bërë edhe burg për partinë. “Kam një vit që i kam dalë kundër lidershipit aktual Sali Berishës sepse nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Duke parë edhe se çfarë ndodhi në Primare, ku më të votuarit u lanë jashtë. Sot Sali Berisha është tradhtar më i madh i kombit shqiptar, ai po minon...