No Image Available

BE-ja përgatitet për një krizë të zgjatur energjitike

Komisioni Evropian u bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të veprojnë në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe me një linjë të përbashkët, për të garantuar sigurinë e furnizimit me naftë dhe produkte nafte, në kushtet e trazirave të reja energjetike të shkaktuara nga kriza në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit. Në një njoftim të publikuar sot, Komisioni thekson se paqëndrueshmëria në tregjet ndërkombëtare të energjisë kërkon monitorim të vazhdueshëm, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe koordinim të ngushtë mes shteteve anëtare, në mënyrë që BE-ja të jetë e përgatitur për çdo skenar. Komisioni nënvizon se BE-ja është e përgatitur mirë, falë detyrimit të shteteve anëtare për të mbajtur rezerva strategjike të naftës dhe për të pasur plane emergjence për përballimin...