Anglia blofi i radhës, Gana, ‘muri’ afrikan ndal yjet e Tuhel

Anglia blofi i radhës, Gana, ‘muri’ afrikan ndal yjet e Tuhel

Barazimi i katërt pa gola në këtë Botëror. Filimisht Spanjë- Kepi i Gjelbër, Belgjikë-Egjipt, Ekuador- Kuraçao dhe tani Angli- Ganë. Anglia barazoi 0-0 kundër Ganës, e lënë të dyja ekipet me katër pikë në Grupin L të Kupës së Botës 2026. Pjesa e parë ishte tepër e ngadaltë, me pak raste nga të dyja ekipet. Lojtarët e ‘Tre Luanëve’ u përpoqën të merrnin disa shpërthime energjie nga Madueke nga e djathta, disa gjuajtje nga distanca e mesme nga Rajs, por nuk arritën të kishin ndonjë ndikim te porta ganeze. Mbrojtja e Ganës ishte shumë e fortë me Semenjo (Siti, 76 milion euro) në krye ishte gjithmonë një kërcënim në sulm. Pas pjesës së parë, Tuhel u përpoq të bënte disa ndryshime: futja e Saka e...