23 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, mikesha e saj: Shkak i fejuari…

23 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, mikesha e saj: Shkak i fejuari…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, Vlorë, ku një 23-vjeçare, Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën. E reja ishte e fejuar dhe jetonte me të, teksa xhaxhai i saj ka prekur me reagimin e tij në rrjetet sociale. “O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishte një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit”, shkruan xhaxhai në Facebook. Deri tani lidhur me ngjarjen policia nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj. Ndërkohë një mikeshë e saj shkruan se shkak mund të ketë qenë i fejuari. “Si...