“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

“2 miliardë dollarë në javë për luftë”, zyrtari i OKB-së: Me aq para mund të kishim shpëtuar 87 milionë jetë

2 miliardë dollarët në javë që Donald Trump po i shpenzonte për luftën e tij në Iran mund të kishin financuar shpëtimin e mbi 87 milionë jetëve. Kështu tha të hënën, kreu i agjencisë humanitare të OKB-së, Tom Fletcher. Ai paralajmëroi gjithashtu se normalizimi i gjuhës së dhunshme, si kërcënimet për ta bombarduar Iranin “deri në epokën e gurit”, është shumë i rrezikshëm, pasi inkurajon çdo lider autokrat të përdorë kërcënime dhe taktika të ngjashme, përfshirë shkatërrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile. Fletcher, një ish-diplomat britanik dhe këshilltar për politikën e jashtme për disa kryeministra radhazi, akuzoi gjithashtu politikanët britanikë se kanë krijuar një “skuadër pushkatimi” për më shumë se 10 vjet, gjë që e ka lënë Mbretërinë e Bashkuar në një “pozicion mbrojtës”. Ai...