Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

Edhe pse diskutimi duhet të bëhej rreth çështjes së ditës, për ri-anëtarësimin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në organizatën COI, për deputetët e Kuvendit kjo kulturë bujqësore nuk është trajtuar me prioritet nga Ministria e Bujqësisë, as në kohë flakësh dhe as në kohë përmbytjesh. “Sa pemë ulliri kemi humbur gjatë këtij viti? Dhe sa për pesë vitet e fundit? A ka ndonjë plan Ministria e Bujqësisë për të rikuperuar këto pemë?”, tha deputeti Erion Braçe. “Për Braçen, cilat janë pemët që janë djegur këtë vit? Vlerësimet po bëhen në zonat ku kanë ndodhur zjarret, nga pushteti vendor”, tha zëvëndësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri. Por kjo përgjigje për deputetin Erion Braçe nuk tregoi sinqeritet. “Unë pyeta sa pemë ulliri janë djegur këtë verë dhe përgjatë...