Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot: Freskët në mëngjes dhe vapë gjatë mesditës!

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot: Freskët në mëngjes dhe vapë gjatë mesditës!

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Vranësirat pritet të shfaqen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në relievet malore të vendit. Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.