No Image Available

Ulen ndjeshëm temperaturat në zonat malore të Kukësit, reshjet e shiut ia lënë vendin borës

Ulja e ndjeshme e temperaturave në zonat malore të qarkut të Kukësit ka sjellë reshjet e para të borës, duke zëvendësuar reshjet e shiut. Në lartësitë mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, bora ka përfshirë disa fshatra, mes tyre Novosej, Shishtavec, Borje, Turaj, Brekijë dhe Zapod. Deri më tani nuk raportohen problematika, ndërsa trashësia e borës ka arritur deri në 5 centimetra.