Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktivitetin e një organizate kriminale, është arrestuar në Aeroportin e Rinasit. Operacioni i pak ditëve më parë u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe homologëve ukrainas. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një njoftimi. “Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi. Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën...