Ukraina: Eksportet e Koresë së Jugut lehtësuan krizën e karburantit në Rusi të shkaktuar nga sulmet me dronë –

Ukraina: Eksportet e Koresë së Jugut lehtësuan krizën e karburantit në Rusi të shkaktuar nga sulmet me dronë –

Zyrtari ukrainas, Vladyslav Vlasiuk deklaroi këtë të martë se Rusia importoi më shumë se 176,000 ton produkte nafte nga portet e Koresë së Jugut në korrik dhe gusht, duke lehtësuar ndikimin e një krize karburanti të shkaktuar nga sulmet me dronë ukrainasë në rafineritë ruse të naftës. Furnizimet nga Koreja e Jugut përbënin 31% të importeve ruse të karburantit në gusht, sipas zyrtarit duke cituar ato që ai i quajti raportime se për dërgesat u përdorën anije cisternash, përfshirë ato nën sanksione perëndimore. “Këto dërgesa filluan pikërisht kur sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës po zvogëlonin vëllimet e përpunimit dhe po krijonin mungesë karburanti brenda Rusisë”, shkroi në Facebook Vlasiuk, komisioneri presidencial për politikën e sanksioneve të Ukrainës. Komentet e tij vijnë në mes...