No Image Available

Ujë i pijshëm për të larë makinat/ Lavazhet në shënjestër, kush paguan faturën?

Një makinë lahet për disa minuta. Por pas atyre minutave mund të fshihen dhjetëra apo edhe qindra litra ujë. Dhe kur ky ujë merret nga rrjeti publik i ujit të pijshëm, problemi nuk është më vetëm biznesi i një lavazhi. Është një çështje që prek drejtpërdrejt një pasuri publike: ujin që duhet të shkojë në rubinetat e qytetarëve. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka vendosur 31 tetorin si afatin e fundit që lavazhet që furnizohen nga rrjeti publik të ndërpresin këtë praktikë dhe të sigurojnë një burim alternativ të ligjshëm. Pas kësaj date paralajmërohen kontrolle në të gjithë vendin. Por pikërisht këtu nis pyetja që shkon përtej njoftimit zyrtar: Sa ujë është konsumuar deri tani nga lavazhet? Sa prej këtij konsumi është matur dhe faturuar? Dhe...