Ujë dhe gaz lotsjellës/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë
Përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë është shënuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata është përshkallëzuar pas hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës. Para institucionit janë mbledhur një numër i konsiderueshëm studentësh dhe qytetarësh, ndërsa tensionet janë rritur pas përplasjes mes dy palëve. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Kjo kërkesë është në qendër të tubimit, ndërsa situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar.
Burimi:
ntv.al