UEFA “sponsorizon” Wenger si kandidat për të sfiduar Infantino për postin e presidentit të FIFA

UEFA “sponsorizon” Wenger si kandidat për të sfiduar Infantino për postin e presidentit të FIFA

10 Nëntor 2026 11:37 Telesport Deri më 18 nëntor, UEFA duhet të përzgjedhë kandidatin e saj për postin e presidentit të FIFA-s. Sipas mediave, francezi Arsène Wenger është i përzgjedhuri i UEFA-s dhe favoriti kryesor për të sfiduar Gianni Infantino. Mësohet se aktualisht po bëhen përpjekje për të bindur ish-trajnerin e Arsenal që të përballet me presidentin aktual të FIFA, i cili gjatë muajve të fundit është përballur me kritika të forta nga qarqe të ndryshme. Wenger, 77 vjeç, është drejtori i zhvillimit të futbollit botëror në FIFA. Por, ai është distancuar qartë nga projekti i debatueshëm që parashikonte krijimin e një shoqërie tregtare me hapjen e kapitalit për investitorë privatë. Përvoja e tij e jashtëzakonshme si në fushën e lojës si trajner ashtu dhe...