UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Shqipëria do të jetë mikpritëse e ndeshjeve të grupit 6. Ja kalendari
Shqipëria do të jetë mikpritëse e ndeshjeve të Grupit 6 të raundit të ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 29 tetor, 1 nëntor dhe 4 nëntor, nën organizimin e FSHF. Krahas Shqipërisë, në këtë grup bëjnë pjesë Sllovakia, Italia dhe Irlanda e Veriut. Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë më 29 tetor, me përballjen ndaj Sllovakisë, që do të luhet në orën 14:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Më 1 nëntor, Shqipëria do të përballet me Italinë, në orën 14:00, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërsa ndeshjen e fundit të grupit, kuqezinjtë do ta luajnë më 4 nëntor ndaj Irlandës së Veriut, në orën 13:30, po në “Shtëpinë e Futbollit”. Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen...
Burimi:
telesport.al