UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Kombëtarja ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes së katërt të UEFA Nations League me San Marinon. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë stërvitur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran për rreth 60 minuta me ekipin që u fokusua më shumë në pjesën taktike. Mbrojtësi Ardian Ismajlit bëri stërvitje të diferencuar për shkak të ngarkesës fizike të akumuluar në tre ndeshjet e fundit me stafin mjekësor që konfirmon se lojtari do të jetë i gatshëm për sfidën me San Marinon dhe se nuk ka asnjë dëmtim. Departamenti i Komunikimit i FSHF bën me dije se portieri Alen Sherri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pasi pati një shqetësim muskulor gjatë transfertës në Finlandë. Pas vizitave, stafi mjekësor konkludoi se Sherri...
Burimi:
gijotina.com