UEFA Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet pas San Marinos, nesër niset drejt Finlandës
Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, pas fitores 0-3 ndaj San Marinos në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, me programin e punës të përshtatur sipas minutave të aktivizimit të lojtarëve. Futbollistët që u aktivizuan ndaj San Marinos zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës. Në stërvitje u bashkua edhe Klisman Cake, i cili është rikuperuar në kohë dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës. Kombëtarja do të zhvillojë nesër, në orën 11:00, seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dino...
Burimi:
sportiim.al