UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!
Bjellorusia nuk është një kundërshtar i panjohur për Kombëtaren shqiptare. Gjatë gjithë historisë kuqezinjtë janë përballur 7 herë dhe kanë një bilanc pozitiv me 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Madje në 4 sfidat e fundit Shqipëria ka dominuar me 3 fitore dhe 1 barazim. Duelet kundër bjellorusëve datojnë që në vitin 2006, me ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit që prodhuan një barazim 2-2 dhe një humbje. Fitorja e parë e kuqezinjve erdhi në marsin e vitit 2011 në stadiumin “Qemal Stafa” me golin e Hamdi Salihit, kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe dhe ka bërë një nga paraqitjet më të mira në histori duke dominuar totalisht ndeshjen. Së fundmi, në duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, Shqipëria ka fituar si...
Burimi:
javanews.al