UEFA EURO U-19: Shqipëria me fitore bindëse ndaj Armenisë, siguron biletën për në Ligën A
Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/27. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e dytë dhe të fundit të këtij raundi, duke regjistruar të njëjtin rezultat si në sfidën e parë ndaj Qipros. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj zhvilloi dy paraqitje shumë të mira, duke siguruar vendin e parë në grup me pikë të plota, tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Një rezultat që i garanton Shqipërisë U-19 ngjitjen në Ligën A për raundin e tretë të kualifikueseve. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Huli (GK), Cekrezi, Nasto, Sylejmani, Himallari, Muslika, Kulla (C), Blini, Vata, Vukaj, Asani. Shqipëria e nisi takimin në mënyrën...
Burimi:
telesport.al