UEFA dënon Serbinë e Kroacinë! Racizmi dhe kaosi në stadium i kushtojnë shtrenjtë dy federatave
UEFA ka goditur me sanksione të rënda futbollin serb, pas incidenteve të përsëritura të tifozëve gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve. Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 129 mijë euro, ndërsa kombëtarja do të luajë ndeshjen e ardhshme në shtëpi pa praninë e tifozëve. Vendimi i organit drejtues të futbollit evropian vjen pas një serie shkeljesh të konstatuara në përballjet me Greqinë dhe Holandën, ku u raportuan sjellje raciste e diskriminuese, brohoritje të papërshtatshme, përdorim fishekzjarrësh dhe hyrje e tifozëve në fushën e lojës. Pjesa më e madhe e sanksioneve lidhet me dy ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, kundër Greqisë më 24 shtator dhe Holandës më 27 shtator. Për këto incidente, Serbia është ndëshkuar me 89 mijë euro gjobë, ndërsa masa më...
Burimi:
javanews.al