Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Procedura e kontrollit mjekësor për marrjen apo rinovimin e lejes së drejtimit të automjeteve do t’i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi. Përmes një Udhëzimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përcaktuar rregullat e reja për administrimin dhe shkëmbimin elektronik të dokumentacionit mjekësor mes strukturave shëndetësore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Çfarë ndryshon me formularët elektronikë? Sipas udhëzimit të ri, formularët tradicionalë të miratuar që në vitin 2000 do të kthehen në format elektronik. Dokumenti zyrtar sqaron se “digjitalizimi i tyre nuk sjell ndryshime në përmbajtjen, strukturën dhe elementet e detyrueshme, por vetëm në mënyrën e plotësimit, nënshkrimit, administrimit, aksesimit dhe shkëmbimit të tyre nëpërmjet sistemeve elektronike”. Procedura hap pas hapi Procesi nis pranë mjekut të përgjithshëm ose atij...