Udhëtimi i Berishës drejt SHBA/ Salianji: Non grata, njollë që ka rënduar mbi një parti të tërë
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar si një zhvillim pozitiv udhëtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejt Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve të opozitës shqiptare me aleatin strategjik të Shqipërisë është në interes të vendit dhe të PD-së. Megjithatë, Salianji argumenton se vizita në SHBA nuk zgjidh, sipas tij, problemet kryesore politike me të cilat përballet opozita shqiptare. Ai iu referua vendimit “non grata” ndaj Berishës, duke pretenduar se pasojat e tij kanë prekur jo vetëm individin, por edhe imazhin dhe funksionimin politik të Partisë Demokratike. Salianji e cilësoi situatën si një paradoks, duke thënë se Berisha mund të udhëtojë fizikisht drejt Shteteve të Bashkuara, por sipas tij has vështirësi për të zhvilluar aktivitet politik...
Burimi:
ntv.al