“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj gjatë konferencës për mediat sot (30 shtator) nga ambientet e Kryeministrisë, pas takimit me kreun e qeverisë Edi Rama, tha se Shqipëria është ndër vendet e përparuara në procesin e integrimit dhe BE ka përgatitur udhërrëfyesit për të dhe vendet e tjera, me qëllim integrimin. “Udhërrëfyes për këto vende që kanë bërë përparim më të madh, për integrimin”, tha ajo mes të tjerash. Më tej vlerësoi përparimin e Shqipërisë: “Shqipëria ndër vendet kryesore të ecurisë fantastike në procesin e integrimit”, tha shefja e Komisionit Evropian. Por ajo kërkoi që Shqipëria të vijonte me reformat e mëtejshme dhe të mos ndalej, si dhe te dialogu gjithpërfshirës politik në vend. “Vijoni me reformat dhe gjithpërfshirjen...