Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është dënuar me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë, të cilët u detyruan të agjëronin deri në vdekje në një nga rastet më tronditëse të abuzimit fetar në vend. Mackenzie, themeluesi i Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, u dënua të premten nga Gjykata e Lartë në Mombasa, së bashku me më shumë se dy duzina persona të tjerë. Dënimi i tij përbëhet nga 100 vite burg për vdekjet e shkaktuara nga uria dhe 100 vite të tjera për personat që humbën jetën si pasojë e vrasjeve të drejtpërdrejta. Sipas vendimit të gjykatës, Mackenzie kishte bindur ndjekësit e tij të braktisnin shtëpitë dhe të zhvendoseshin në pyllin Shakahola, në lindje...