UÇK/ Spitali më i madh në Kosovë përgatitet për çdo skenar
Në Kosovë janë shtuar përgatitjet institucionale në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit. Gjatë takimit është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për t’iu përgjigjur situatave të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit. Në fokus ka qenë edhe gatishmëria e sistemit shëndetësor, përfshirë sigurimin e materialeve të nevojshme për ndihmën e parë, si fasha, garza dhe pajisje të tjera mjekësore. Vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00, në Hagë.
Burimi:
ntv.al