“UÇK-ja mbetet krenaria jonë”/ Gjykata e dënoi me 25 vite burg, reagon djali i Jakup Krasniqit
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar në rrjetet sociale pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku babai i tij u dënua me 25 vite burgim. Krasniqi ka bërë të ditur se ka takuar të atin pas përfundimit të seancës dhe ka përcjellë mesazhin e tij për mbështetësit. Sipas Altin Krasniqit, Jakup Krasniqi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së vijojnë të qëndrojnë të fortë dhe, sipas tij, me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Në reagimin e tij, ai tha se babai i tij e konsideron luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë dhe falënderoi shqiptarët për mbështetjen. Ai gjithashtu deklaroi se dënimi i dhënë nga gjykata nuk mund të ndryshojë, sipas tij, atë që e cilësoi si...
Burimi:
ntv.al