U2 rikthehen në shkollën ku nisi gjithçka, 50 vjet pas krijimit të grupit
Gjithçka nisi me një njoftim të thjeshtë të ngjitur në tabelën e një shkolle në Dublin: “Baterist kërkon muzikantë për të krijuar një grup”. Ishte viti 1976 dhe bateristi ishte Larry Mullen Jr., ndërsa shkolla ishte Mount Temple Comprehensive School. Pesë dekada më vonë, Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen Jr. u rikthyen pikërisht në vendin ku nisi historia e U2, për të festuar 50-vjetorin e krijimit të grupit. Katër muzikantët u shfaqën në oborrin e shkollës përpara rreth 900 nxënësve, në një rikthim simbolik që vjen pak javë para publikimit të albumit të tyre të ri, “Carnaval de Luz”, i planifikuar për 13 nëntor. Për këtë koncert, U2 zgjodhën një skenë larg spektakleve të mëdha që kanë karakterizuar turnetë e tyre ndër...
Burimi:
kultplus.com