U vra brenda sallës së Apelit/ Homazh, një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

U vra brenda sallës së Apelit/ Homazh, një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe që tronditi sistemin e drejtësisë në vend. Në përvjetorin e parë të ngjarjes, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në orët e para të ditës për të përkujtuar gjyqtarin Astrit Kalaja dhe për të nderuar kontributin e tij shumëvjeçar në sistemin e drejtësisë. Më pas, përfaqësues të trupës gjyqësore udhëtuan drejt Shkodrës, ku vizituan familjen e gjyqtarit. Gjatë takimit, ata shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjarët, një vit pas ngjarjes së rëndë. Astrit Kalaja u qëllua për vdekje më 6 tetor 2025, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, pak pasi ishte shpallur vendimi...