U vetëhodh nga kati i gjashtë/ Humb jetën 40-vjeçarja, detajet

U vetëhodh nga kati i gjashtë/ Humb jetën 40-vjeçarja, detajet

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Përmet, ku një grua rreth 40 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Lagjen e Re të qytetit. Policia bën me dije se viktima, me inicialet D. J., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Rrethanat dhe shkaku i saktë i ngjarjes mbeten ende për t’u përcaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.