U tha se mungoi në “Marshin për liri”/ Leonora Jakupi: Dje në protestë, sot në pushim
Pas komenteve në rrjetet sociale dhe raportimeve se nuk ishte parë në Marshin e mbajtur në Prishtinë, Leonora Jakupi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Këngëtarja ka bërë të qartë se ka qenë e pranishme në protestë, teksa sot ndodhet jashtë Kosovës, ku po shijon disa ditë pushimi. Duke iu drejtuar me ironi mediave, Leonora ka sqaruar edhe se kur do të rikthehet në kryeqytet. Foto: Instagram “Media të dashura, dje në protestë, sot në pushim, më 16 në Prishtinë! A keni nevojë për më shumë info?”, ka shkruar ajo në InstaStory. Me këtë reagim, këngëtarja duket se ka dashur t’u japë fund paqartësive rreth pranisë së saj në Marsh, duke theksuar se pas pjesëmarrjes në protestë ka zgjedhur të largohet për pak ditë....
Burimi:
ntv.al