“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë! Liria politike është kushtetuese
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë në Euronews Albania ka folur lidhur me ngjarjen e një dite më parë ku disa protestuese ndoqën nga pas dhe ofenduan deputeten Iris Luarasi. Ai theksoi se Briseida Çakërri dhe Luarasi janë ndaluar me forcë teksa po dilnin nga parkingu i një qendre tregtare dhe u është kufizuar liria e lëvizjes. Ndër të tjera, deputeti socialist e cilësoi këtë valë sulmesh si një shfaqje të qartë të “fashizmit të ri”, i cili sipas tij cenon drejtpërdrejt lirinë e zgjedhjes politike dhe individuale në Shqipëri. Ai kritikoi po ashtu edhe reagimin e vonuar të vetë forcës së tij politike. “Të dyja janë ndaluar në dalje të parkimit nga qendra tregtare, janë sulmuar dhunshëm barbarisht. Ju është kufizuar...
Burimi:
javanews.al