“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

Gjatë “Marshit për Liri” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ka mbajtur fjalën e saj edhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sylejmani. Në fjalimin e saj, ajo foli për dhimbjen e rritjes pa të atin, por edhe për krenarinë që familja e saj i ka dhënë Kosovës dy dëshmorë. Sylejmani kërkoi drejtësi për çlirimtarët dhe bëri thirrje për bashkim, duke theksuar se interesi i atdheut duhet të jetë mbi çdo interes personal apo partiak.  “Unë, çika e Bajramit u rrita me një mungesë që nuk u plotësua kurrë. U rrita me mungesën e babait. Krahas dhimbjes u rrita me krenarinë se familja ime i dha vendit dy heronj, babin dhe xhaxhain. Sot po gjykohet...