U raportua si atentat, del foto kush është 46-vjeçari që dyshohet se vrau veten
Ngjarja e rëndë e regjistruar në rrugën “Mihal Popi” në kryeqytet, ku një 46-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, po hetohet nga autoritetet si një rast i dyshuar vetëvrasjeje. Viktima është identifikuar si Ismet Habili. Fillimisht, ngjarja u raportua si një atentat i mundshëm, ndërsa të dhënat paraprake të hetimit kanë ndryshuar pistën kryesore mbi të cilën po punojnë autoritetet. Sipas raportimit të gazetarit Elton Qyno, hetuesit dyshojnë se 46-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës, pasi arma e zjarrit është gjetur brenda automjetit. Në informacionin zyrtar të policisë bëhet me dije se, gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. “Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46...
Burimi:
ntv.al