U qëllua me plumba gome nga policia, pedagogia: Po ndihmoja 2 të moshuar…

U qëllua me plumba gome nga policia, pedagogia: Po ndihmoja 2 të moshuar…

Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, teksa po ndihmonte dy të moshuar që të pastronin sytë me ujë fiziologjik pas përdorimit të gazit lotsjellës. Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ndodhi në një lulishte, larg zonës ku po zhvilloheshin përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve. Pedagogia, e cila thotë se punon në universitet prej 25 vitesh, pretendon se nuk ishte e përfshirë në protestë, por kishte dalë për të ndihmuar personat që kishin nevojë. “Duke ndihmuar njerëzit, ja dhe plumbi i gomës. Në lulishte duke ndihmuar dy të moshuar. Unë kam dalë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për mua. Jam profesoreshë në universitet prej 25 vitesh. Vetëm për të ndihmuar njerëzit...