U përfol se Ronaldo refuzoi të stërvitej, trajneri i Portugalisë e mohon: Do të pranojë edhe tribunën nëse ia kërkoj
Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje te Portugalia. Jorge Jesus-i e uli në stol në ndeshjen e fundit dhe fytyra e 5 herë fituesit të Topit të Artë e tregonte qartë mërzinë. Në mediat portugeze u përfol se sulmuesi i Al Nassr-it refuzoi të stërvitej me skuadrën, por trajneri i luzitanëve ka hedhur poshtë gjithçka. Jorge Jesus-i ka sqaruar në konferencë për shtyp se Ronaldo nuk ka refuzuar të stërvitet me ekipin. Madje, sipas tij, sulmuesi ia ka bërë të qartë se do të pranojë çdo vendim të trajnerit. “Cristiano Ronaldo nuk refuzoi të stërvitej. Nuk ka asnjë problem. Cristiano më tha: ‘Nëse do që të luaj, do të luaj. Nëse do që të ulem në stol, do ta bëj. Nëse do që të...
Burimi:
sportekspres.com