U ndalua për “Porsche Cayenne” luksoz, arrestohet 30-vjeçari, i gjenden lingota, monedha floriri e 4 mijë euro

U ndalua për “Porsche Cayenne” luksoz, arrestohet 30-vjeçari, i gjenden lingota, monedha floriri e 4 mijë euro

Armando Biçaku FIER-Armando Biçaku, 30-vjeç është arrestuar nga Policia në Fier, teksa lëviste me një automjet “Porsche Cayenne”, në cilin iu gjetën 4 lingota floriri, 9 monedha floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. Arrestimi i 30-vjeçarit u bë gjatë kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë. Biçaku u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Njoftimi i policisë: Transportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari. Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet...