U largua nga burgu pas lejes pesë ditore, kapet Alfred Hoxha
foto ilustruese RROGOZHINË- Alfred Hoxha i njohur edhe me emrin Aurel Hoxha është kapur nga policia pasi nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës në përfundim të lejes pesë ditore. I dënuari nga Shijaku po vuante një dënim prej 4 vitesh burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte shlyer 3 vite dhe i kishte mbetur edhe një vit. Pas mosparaqitjes në institucion në afatin e përcaktuar, ai u shpall në kërkim. Ndërkohë lidhur me rastin ka nisur edhe një hetim administrativ për mënyrën e miratimit të lejes nga drejtuesit e burgut të Rrogozhinës Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës rezulton të mos jetë kthyer në institucionin penitenciar pas përfundimit të lejes së veçantë që i ishte dhënë nga autoritetet. Bëhet fjalë për...
Burimi:
zeri.ai