U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinën e tij, nuk ka qenë shofer. “Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.