U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –
Një kongresmen federal meksikan nga partia në pushtet MORENA, i cili u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, brenda makinës së tij në shtetin juglindor të Veracruz, nuk është vrarë, por ka kryer vetëvrasje, njoftoi të enjten zyra e prokurorit federal që po heton ngjarjen. Sensayen Escobar u gjet i pajetë në Veracruz, me një armë pranë tij. Pas hetimit, zyra e prokurorit arriti në përfundimin se vdekja ishte shkaktuar nga “vetëvrasja”, thuhet në një deklaratë. Skenari i vrasjes nuk është përjashtuar plotësisht, pasi dhjetëra mijëra njerëz vriten çdo vit në Meksikë. Megjithatë, provat, veçanërisht fakti se, sipas raportimeve në shtypin meksikan, makina e tij u gjet e parkuar në anë të rrugës, pa dëmtime dhe me...
Burimi:
javanews.al