U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vrasjes së një gruaje 49-vjeçare një ditë më parë në Pejë, e cila ishte ankuar vazhdimisht tek organet e drejtësisë për dhunë në familje, si dhe për krijimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, grave dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Rezoluta u miratua me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme e cila u mbizotërua kryesisht nga akuza e kundër akuza mes pushtetit dhe opozitës se kush mban përgjegjësinë për rastet e vrasjeve nga dhuna në familje në vend. Ajo vjen pasi Arlinda Zekajt nga Vitomirica e Pejës u vra të dielën në mbrëmje në shtëpinë e vet....
Burimi:
javanews.al