U ekzekutua në mes të ditës në Spanjë, kush ishte Luka Beqiraj? Nga plagosja në Vlorë te trafiku ndërkombëtar i drogës

U ekzekutua në mes të ditës në Spanjë, kush ishte Luka Beqiraj? Nga plagosja në Vlorë te trafiku ndërkombëtar i drogës

vendngjarje-viktima SPANJË- Luka Beqiraj është 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua ditën e djeshme në Spanjë. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa 39-vjeçari nga Vlora rezulton të ketë pasur precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali.   Beqirja u ekzektua në mes të ditës në Orihuela Costa të Spanjss, teksa autori i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një monopatinë elektrike. Sipas mediave spanjolle, mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një krim me pagesë, për larje hesapesh. Gjithashtu, po hetohet mundësia e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë...