U dorëzua pas 8 muajsh në arrati për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli, Policia del me njoftim për arrestimin e Eraldo Fizit: Dyshohet se…
Pas rreth 8 muajsh në kërkim, Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës. Sipas njoftimit të Policisë, Fizi, 25 vjeç, banues në Lezhë, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë i shoqëruar nga avokati i tij, pas kërkimeve të vazhdueshme të policisë dhe negociatave me familjarët. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Sipas policisë, ngjarja lidhet me datën 10 mars 2026, kur Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Xh. N. Sipas hetimeve të deritanishme, e reja dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar, ka konsumuar medikamente dhe më pas ka humbur jetën. Policia bën me dije se veprimet e mëtejshme procedurale me shtetasin E. F....
Burimi:
javanews.al