U dënua me 25 vjet burg, reagon për herë të parë Thaçi: Qytetarët të ruajnë qetësinë pas padrejtësisë së djeshme!

U dënua me 25 vjet burg, reagon për herë të parë Thaçi: Qytetarët të ruajnë qetësinë pas padrejtësisë së djeshme!

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila shpalli fajtorë dhe dënoi me 81 vjet burg në total ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me një shënim në “X”, Mishetiç ka publikuar reagimin e Thaçit, ndërsa shprehet se do ta apelojnë vendimin. “Do ta apelojnë Aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), duke pretenduar se janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që, sipas saj, nuk krijonte përshtypjen...