“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë
Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme për ushtrimin e dhunës. Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të respektojnë ligjin. Policia u apeloi gjithashtu prindërve të mbajnë fëmijët larg situatave të rrezikshme dhe gazetarëve të zbatojnë perimetrat e sigurisë gjatë raportimit në terren. Deklarata e plotë e Albert Nushit: “Nisur nga thirrjet e vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në grupet...
Burimi:
javanews.al