U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!
Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit. Marra, e lindur më 19 gusht 1909, u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi historinë e saj. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë. Historia e 117-vjeçares tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ndërsa një prej elementeve që u komentua ishte edhe mënyra e saj e ushqyerjes. Nëna...
Burimi:
javanews.al