U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, del para Gjykatës daja i deputetes Zegjine Çaushi
Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, Bledar Bakaj, 52 vjeç, i ndaluar tre ditë më parë si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, në Suk të Roskovecit. Bakaj do të dalë sot para trupit gjykues, të përbërë nga prokurorja Oljana Gjergjefi dhe gjyqtarja Bora Shaholli, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij. Në Komisariatin e Fierit, 52-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se do të japë shpjegimet e tij në gjykatë. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:30 të së dielës, Bakaj, daja i deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi, ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit në Suk dhe dyshohet se e ka goditur atë me drapër në këmbë. Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi...
Burimi:
javanews.al