U arrestua për dy vrasje në Greqi, Nikolin Pali pranon edhe vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër në vitin 2002
Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të 43-vjeçarit shqiptar Nikolin Pali, i dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj, në vitin 2020, në Loutraki të Greqisë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, shqiptari dyshohet se ka pranuar para autoriteteve edhe autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri, përpara se të largohej drejt Greqisë. Burime bëjnë me dije se dy viktimat janë vëllezërit Sejdin dhe Seldjan Vucaj, të cilët u ekzekutuan në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër. Këto dyshime pritet të verifikohen në kuadër të hetimeve që po zhvillojnë autoritetet greke dhe shqiptare. Ndërkohë, vijojnë dyshimet se Nikolin Pali mund të jetë...
Burimi:
syri.net