U arrestua pasi dhunoi Eduart Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun (Jozin)
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për Jozefin Markun duke e lënë në “detyrim paraqitje”. Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-banorit e “BBVK”, Eduard Kuçin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihej teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij. Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.
Burimi:
gijotina.com