U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Sipas burimeve, Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe po monitorohet nga bluzat e bardha. Arben Voja u arrestua një ditë më parë, në kuadër të një operacioni policor për tjetërsimin e pronave, i cili përfundoi me arrestimin e pesë personave. Voja, i cili me pare ka mbajtur postin e Kreut te Kadastrës në Fier është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, e cila më pas është shitur. Gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën, ai dyshohet se ka qenë...
Burimi:
gijotina.com