U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri
44-vjeçari shqiptar Nikolin Pali u arrestua sot në Athinë me identitet të rremë, gjashtë vite pasi dyshohet se vrau ish-të dashurën e tij ukrainase dhe të dashurin e saj, një farmacist 42-vjeçar në zonën e Korinthit. Sipas medieve greke, Pali ka rrëfyer në polici edhe dy vrasje të tjera. Përfshirja e tij në krime është duke u hetuar dhe sipas policisë së vendit fqinj kemi të bëjmë me një kriminel shumë mizor. Bashkë me të u arrestua edhe një 41-vjeçare, dyshohet si e dashura. Dy vrasje të tjera Nikolin Pali dyshohet se i ka kryer në Shqipëri, teksa është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të atëhershëm, në vitin 2020, në Loutraki...
Burimi:
javanews.al