U arrestua gjatë protestave studentore, Apeli liron Klevin Metaj
Studenti Klevin Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, është liruar nga masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke caktuar “detyrimin për t’u paraqitur” një herë në muaj pranë organit përkatës. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ndaj studentit masën e “arrestit në shtëpi”. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Gentian Sejrani, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj ka përfaqësuar Metajn në procesin gjyqësor të Apelit.
Burimi:
kohajone.com